Ronaldo acarohet me Realin, arsyeja Lionel Messi

Share Messenger

Cristiano Ronaldo është i hidhëruar me ofertën e re nga klubi i tij që nuk i afrohet asaj të Messit te Barcelona, shkruajnë mediat spanjolle.

Sulmuesi i Realit, është i pakënaqur me kushtet e kontratës, dhe me pagën e tij.

Kjo pasi që para ca ditësh argjentinasi Lionel Messi e rinovoi kontratën e tij me Barcelonën, për një shumë marramendëse.

Ronaldo ende nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.

Por, mbetet të shihet nëse “Topi i Artë” ,ku Ronaldo është favorit, do ta mbaj portugezin ende në Real Madrid.

Share Messenger

Më të lexuarat