Më i riu që pësoi nga sulmi në Barcelonë: E gjithë bota ka shpresuar se do ta gjejnë, por…

Share Messenger

Familja e shtatvjeçarit Julian Cadman, i cili u zhduk pas sulmit në Barcelonë, e kanë konfirmuar se që ai ka ndërruar jetë në sulmin terrorist.

Gjatë mbrëmjes së kaluar u dha lajmi që fëmija nga Britania me origjinë Australiane është gjetur, por i vdekur.

Familja e Julian’it kanë thënë që at ato ta kujtojnë buzëqeshjen e tij përgjithmonë dhe do t’i mbajnë gjallë kujtimet për të, shkruan BBC, transmeton gazetametro.net

“Juliani ka qenë një pjesëtar shumë i dashur dhe i adhurueshëm i familjes”, kanë thënë prindërit.

Përderisa ai ishte duke i shijuar pamjet e Barcelonës me nënën e tij, Julian’in e morën për fat të keq nga ne. Ai ishte aq energjik, shakagji dhe i paturpshëm, gjithmonë sillte një buzëqeshje në fytyrat tona. Ne jemi aq të bekuar që e kem pasur atë në jetën tonë dhe do të mbajmë mend buzëqeshjen e tij dhe do ta mbajmë kujtesën e tij të dashur në zemrat tona”, kanë deklaruar prindërit, ku njëkohësish ata kanë falënderuar edhe policinë e cila e gjeti trupin e 7 vjeçit.

Julian ka qenë në Barcelonë për pushime me nënën e tij. Ata gjatë sulmit janë ndarë, ndërsa nëna e tij është rënd e lënduar por në gjendje stabile.

Share Messenger

Më të lexuarat