Rita Ora vjen mjaft ‘e nxehtë’ dhe atraktive në klipin e ri (Video)

Share Messenger

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, javën e kaluar kishte paralajmëruar se do të sillte bashkëpunimin e saj më të ri me DJ e njohur Avicii.

“Lonely together” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është një baladë në zhanrin RnB.

Kënga ka arritur menjëherë të pëlqehet nga publiku, ndërsa në sy ka rënë edhe performanca e këngëtares shqiptare në klip.

Ajo shfaqet mjaft ‘e nxehtë’ në disa skena, teksa interpreton lirshëm këngën e saj.

Ndryshe, këtë vit Rita shënoi edhe rikthimin e saj me “Your Song:, këngë e cila u prit jashtë mase mirë nga publiku.

Ajo shpreson që të njëjtin sukses ta përsërisë edhe me bashkëpunimin e ri. /Telegrafi/

Share Messenger

Më të lexuarat