Rita Ora dhe Ava Max bashkë në “Summertime Ball”

Share Messenger

Festivali i muzikës “Summertime Ball”, i cili mbahet çdo vit në Londër në të shtunën e dytë të muajit qershor, mblodhi emra të mëdhenj të muzikës në stadiumin Wembley. Ndërsa, mes tyre ishin edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Ava Max.

Takimi i dy këngëtareve u bë në prapaskenat e festivalit, ku të cilët ndanë me fansat momentin e takimit.

Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtaret publikuan fotografinë ku Max shkruan për Orën: “E dua këtë vajzë”.

Kjo fotografi të lë të nënkuptosh se dy këngëtaret me prejardhje shqiptare e mbështesin karrierën e njëra-tjetrës.

Share Messenger

Më të lexuarat