Rifillon ndërtimi i xhamisë në Mekë: Projekti prej 26 miliardë dollarëve u ndërpre pas tragjedisë me vinç (Foto)

Share Messenger

Kompania ‘Saudi Binladin Group’ do të rifillojë punën muajin e ardhshëm në zgjerimin e xhamisë në Mekë, me vlerë 26.6 miliardë dollarë, gati dy vite pas ndërprerjes së punës për shkak të incidentit tragjik që ndodhi kur një vinçit mbi pelegrinët, duke vrarë 107 persona, transmeton gazetametro.net

Punimet do të fillojnë pas përfundimit të haxhit, ndërsa kompania do t’i paguajë paratë e mbetura borxh të punëtorëve.

Zgjerimi i xhamisë së madhe  dhe zonës përreth u ndal pas aksidentit në vitin 2015, ndërsa si faktor të dytë për mosvazhdimin e punës kanë qenë problemet financiare me të cilën përballet vendi për shkak të rënies së çmimit të naftës.

Çmimi i naftës paksa është rritur dhe qeveria po vazhdon të punoj për të inkurajuar turizmin fetar.

Kompania saudite BINLADIN, të cilës për një kohë nuk u lejua që të konkurronte për punë të qeverisë, së shpejti do të vazhdojë me ndërtimin e kompleksit të hoteleve në Mekë.

Share Messenger

Më të lexuarat