Rifat Jashari bën thirrje të fuqishme Ushtrisë së Kosovës: Mbrojeni territorin sikur UÇK-ja

373 Shares Share Messenger

Në emër të familjes Jashari, në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, ka folur vëllai i ish Komandantit Adem Jashari, Rifat Jashari.

Duke theksuar se 21 vjetori i rënies së Familjes Jashari, e gjen vendin me ushtri, ai ka pasur një thirrje për ushtarët, njofton Klan Kosova.

“Ju dëshiroj shëndet dhe që të jenë të gatshëm që ta mbrojnë territorin e vendit tonë, sikur që bëri UÇK-ja”.

Pas kësaj ai ka thënë se pret edhe në Amerikën dhe miqtë ndërkombëtar që ta ndihmojnë Kosovën.

“Besoj se do të na ndihmojnë deri ën fund që t’i zgjidhim problemet që kemi përpara”.

Share Messenger

Më të lexuarat