Rexhep Selimi përgëzon Meten: Gent Cakaj është i deleguar i Baton Haxhiut, e Besa Shahini mbesa e një UDB-ashit

56 Shares Share Messenger

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka përgëzuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta që nuk ka dekretuar dy kandidatët për ministra që vijnë nga Kosova.Gent Cakaj nuk u dekretua si ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, e Selimi ka thënë se nuk duhet dekretuar as Besa Shahini për ministre të Arsimit.Sipas Selimit të dy këta nuk janë përfaqësues të denjë të Kosovës për kabinetin qeveritar të Shqipërisë.

Selimi ka thënë se Gent Cakaj është i deleguar i Baton Haxhiut, ndërsa Besa Shahini mbesa e spiunit të UDB-së Ibush Kllokoqi.Deputeti i VV-së ka thënë se Kosova ka plotë figura të tjera intelektuale e të denja për ta trashëguar qeverinë shqiptare, ashtu siç dikur ishte Hasan Prishtina.Më poshtë postimi i Selimit pa ndërhyrje:

E pergezoj Presidentin shqiptar Ilir Meta per mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise.Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emeruaren per Ministre te Arsimit. Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej.

Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq!A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit?Sa mire qe nuk eshte me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njejta dore.Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, per shembull!

Share Messenger

Më të lexuarat