Restoranti i Osmanit në “3 top restorantet” më të mirë në Pallma de Majorka

23 Shares Share Messenger

Bashkim Osmani nga Gjakova, para më shumë se 20 vitesh kishte vendosur që një pjesë të kapitalit të tij ta investoj në qytetin e famshëm Spanjoll Pallma de Majorka.

Ai në këtë qytet kishte hapur hotelin “Bohotel”, dhe një restorant italian “Ritzi”, i cili tashmë është zgjedhur në mesin e “ 3 top restoranteve” në këtë qytet turistik.

Image

Bashkim Osmani thotë se ka më shumë se 20 vite që ushtron biznesin e tij në hoteleri në këtë qytet.

“Unë biznesin tim në këtë qytet e ushtroj që më shumë se 20 vite. Unë këtu kam një hotel dhe restorante. Falë punës, sjelljes dhe kuzhinës shumë të mirë Italiane, ku më shumë se 90 për qind të punëtoreve i kam italian, unë ia kam arritur që të hyj në mesin e tre restoranteve më të mira në këtë qytet turistik” ka treguar Osmani për gazetën “Zëri”.

Ai më tutje ka bërë të ditur se biznesin e tij në hoteleri edhe më tutje do ta zhvilloj në këtë shtet.

“Njerëzit më të famshëm në botë janë klientë të restoranteve të mijë në këtë qytet” ka treguar më tej ai.

Image

Po ashtu, Osmani ka treguar se një zinxhir të hoteleve dhe restoranteve i ka edhe në qytetin Hamburg të Gjermanisë, ku edhe këtu është shumë i kënaqur me punën që bën.

Image

“Ne kemi traditë të vjetër në këtë drejtim. Ne planifikojmë që edhe më tutje ta zgjerojmë zinxhirin e restoranteve dhe hoteleve në qytete të ndryshme të botës. Ne po planifikojmë që një pjesë të kapitalit tonë ta investojmë në Kroaci, por edhe në Shqipëri” ka treguar ai.

Image

Përndryshe restoranti “Ritzi”, është një restorant italian me ndikim mesdhetar i vendosur ballë detit në marinën luksoze Porto Portals.

I hapur për drekë dhe darkë gjatë gjithë vitit, restoranti ofron kuzhinë të mrekullueshme me ushqime vendore dhe ndërkombëtare të gatuara në mënyrë të përkryer nga kuzhinieri kryesor, Sven Grabolle.

Antonio dhe Salvatore Longobardi drejtojnë ekipin shumë profesional dhe miqësor.

Gjermani Sven Grabolle, është shefi i kuzhinës në oazën krijuese. Pas diplomimit në “Hotel Management and Catering School” në Siegen, Gjermani, ai punoi në restorante të ndryshme në Zvicër, Gjermani dhe Spanjë, përpara se të kalonte në Ritzi, ku shpejt u shqua si një nga gatuesit më të talentuar në Majorka.

Image

Kuzhina e tij krijuese kombinon kuzhinë italiane dhe mesdhetare, duke ofruar ushqimet e jashtëzakonshme dhe të shkëlqyera të bëra me përbërësit e freskët vendor dhe ndërkombëtar.

Sven dhe një ekip njerëzish jashtëzakonisht profesional në kuzhinë, duke përfshirë dhe shërbimin, do të ju garantojnë një përvojë unike të ngrënies.

Share Messenger

Më të lexuarat