Renault kalon VW dhe Toyota, bëhet prodhuesi më i madh i makinave në botë

Share Messenger

Prodhuesit kryesorë të automobilave në botë kanë qenë të zënë me publikimin e shifrave dhe raporteve të tyre të të tyre për gjysmën e parë të vitit 2017, ndërsa grupi Renault-Nissan e ka përmbushur synimin e drejtuesit të saj, Carlos Ghosn, i cili tha se Renault do të bëhet prodhuesi më i madh i makinave në botë para fundit të vitit.

Shitjet u rritën me 7% për aleancën franko-japoneze falë një performancë të fortë nga Nissan në Japoni dhe Renault në Azi dhe Afrikë.

Me shitjen e 5.2 milionë veturave në mes të janarit dhe qershorit të këtij viti, kompania në mënyrë të qartë doli përpara dhe ka zënë vendin e parë në botë, duke e shtyrë rivalin e saj kryesor – Volkswagen në vendin e dytë.

Pas skandalit të madh të njohur si Dieselgate, Volkswagen (VW) ka stagnuar dukshëm, duke postuar një rritje prej vetëm 0.4 përqind në shitje. Seat dhe Bentley ishin markat më të shitura të Volksëagen Group, duke regjistruar respektivisht rritjen prej 13.7 dhe 30.6 për qind, ndërsa shifra e përgjithshme e grupit u zvogëlua për Volksëagen (0.3 për qind rënie) dhe Audi (4.7 për qind).

Shitjet e përgjithshme të Grupit VW u ulën me 1.4 për qind në Gjermani, por prodhuesi gjerman ka mbajtur shitjet në tregjet aziatike, pasiqë atje nuk u shqetësuan aq shumë nga skandali i Dieselgate.

Peugeot dhe Citroen shënuan rënie dyshifrore në shumë prej modeleve kryesore të tyre, me përjashtim të vetëm pothuajse nga C3 e re në Citroen, dhe Peugeout 405.
Hyundai thotë se rënia masive prej tetë për qind në shitje është për shkak të rënies së performancës së në Kinë, ndërsa kompania është e gatshme të raportojë se shitjet janë të mira në vendet tjera.

Share Messenger

Më të lexuarat