Reali, favorit për Championsin

20 Shares Share Messenger

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri beson se Real Madridi është favoriti kryesor për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve këtë edicion, pavarësisht formës së tyre jo edhe aq të mirë të treguar këtë sezon, transmeton zeri.info

Real Madridi dhe Juventusi janë dy prej skuadrave që kanë siguruar çerekfinalen e këtij edicioni, ndërkohë që shorti i për këtë fazë të kompeticionit do të hidhet të premten.

Allegri shpreson që gjatë këtij shorti t’iu shmanget ekipeve si Real Madrid apo Barcelona.

“Shpresoj që t’i shmangemi të dyjave, Barcelonës dhe Real Madridit”, deklaroi Allegri.

“Mendoj se Madridi është favori për ta fituar këtë kompeticion. Ata janë duke u përqendruar vetëm në Ligën e Kampionëve dhe askush tjetër nuk i qaset këtyre ndeshjeve siç bëjnë ata”, shtoi strategu italian.

Share Messenger

Më të lexuarat