Reali e nis Championsin me fitore, Fitojnë Juve e Unitedi

24 Shares Share Messenger

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi e ka nisur me fitore edicionin e ri, duke e mposhtur 3:0 Romën në “Santiago Bernabeu”, transmeton zeri.info

Madrilenët ishin dominues gjatë tërë takimit, ndërsa golin e parë e gjetën përmes Iscos në minutën e 45-të.

Ndërkohë, goli i dytë u shënua nga Gareth Bale në minutën e 58-të.

Golin e tretë dhe të fundit në këtë takim e realizoi Mariano në minutën e 91-të.

Juventusi ka fituar 2:0 në udhëtim te Valencia, transmeton zeri.info

Pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak prej minutës së 29-të pas përjashtimit të Cristiano Ronaldos, italianët arritën që të korrin fitore në këtë takim.

Miralem Pjanic shënoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë për fitoren e Juves. Boshnjaku shënoi në minutat 45’ dhe 51’.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Manchester Unitedi ka shënuar fitore të thellë 3:0 në udhëtim te Young Boys.

Paul Pogba (33’, 44’) dhe Anthony Martial (66’) shënuan për fitoren e “djajve të kuq”

Share Messenger

Më të lexuarat