Real Madridi do të dërgojë agjentë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Share Messenger

Real Madridi ka bërë gati agjentët për ndeshjen Kosovë-Angli që zhvillohet më 14 nëntor në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Sipas disa mediave spanjolle, agjentët e “Los Blancos”, do të vijnë në “Fadil Vokrri”, për ta shikuar yllin e Manchester City, Rahem Sterling.

Sterling është duke kaluar një formë të mrekullueshme te gjiganti anglez, gjë që ka bërë të këtë vëmendjen e Realit.

Disa raportime thonë që Reali është i gatshëm të paguajë 200 milionë euro për anglezin, ose të sakrifikojë Gareth Bale plus 60 milionë euro./kp

Share Messenger

Më të lexuarat