Real Madridi bëhet gati për ‘çmendurinë’, për këtë lojtar duhet thyer rekordi i transferimeve

Share Messenger

Për të siguruar shërbimet e Paul Pogbas, Real Madridi do të duhet ta thyej rekordin e klubit dhe kampionatit të Spanjës, duke paguar një shumë të lartë parash.

Manchester United e ka bërë të qartë se nuk e dëshiron shitjen e Paul Pogbas këtë verë, teksa mesfushori francez kohë më parë kishte deklaruar se është gati për një aventurë të re.

Pogba ka qenë i lidhur me një transferim te Real Madridi, por Manchester United nuk e do largimi e tij për shkak se nuk janë në gjendje ta gjejnë zëvendësuesin e tij këtë sezon, sezon në të cilin ata janë jashtë Ligës së Kampionëve, raporton Marca.

Kësisoj, “Los Blancos” do të duhet ta bëjë ‘çmendurinë’ në tregun e transferimeve për transferimin e tij.

Zinedine Zidane është një admirues i Pogbas, por ai e di se do të duhet të paguajë 180 milionë euro për transferimin e tij. Ky do të ishte rekord për klubin, por edhe në La Liga.

Share Messenger

Më të lexuarat