Real Madrid me përforcimin e madh të Barcelonës (FOTO)
Një nga dëshirat më të mëdha të Barcelonës është sulmuesi francez i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.
Mirëpo, në garë për transferimin e tij ka hyrë edhe Real Madrid.
Por, përveç çmimit të lartë që kërkon skuadra gjermane, 150 milionë euro, pengesë tjetër për skuadrën e Ernesto Valverdes është edhe rivali më i madh i tyre Real Madrid, shkruan Mundo Deportivo.
Dembele pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane, i cili e sheh si zëvendësues të Gareth Bale.