Reagon Mali i Zi për Demarkacionin, ja çka thonë për idetë e Ramush Haradinajt

8 Shares Share Messenger

Për ne çështja e Demarkacionit me Kosovën është e përfunduar dhe nuk ka arsye që të kthehemi mbrapa, deklaroi për gazetën ”Pobjeda” funksioneri i PDS Nikollë Gegaj.

Duke komentuar deklaratën e Kryeministit të Kosovës se “versioni i tanishëm i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të bjerë”, tha se është thellësisht i bindur ”se edhe me qeverinë e udhëhequr nga Haradinaj do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që dy qeveritë kanë në vazhdimësi”. Marrëdhëniet me shtetin e Kosovës janë të shkëlqyera dhe kështu do të jenë edhe në të ardhmen.

Gegaj vlerësoi se ajo më së shumti është çështje e mbrendshme politike e Kosovës e cila nuk do të ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve të mira në mes dy vendeve. Ky nuk është problemi ynë, as nuk e shohim si një pengesë, sepse ne kemi përfunduar këtë proces, theksoi Gegaj.

Ai shtoi se kufijët e ishë-Jugosllavisë janë gjerësisht të pranuar dhe të konfirmuar edhe nga faktori ndërkombëtar.

Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me Kosovën në Vjenë dhe parlamenti ynë ratifikoi atë. SHBA-të dhe përfaqësuesit e BE-së çdo ditë u bëjnë thirrje partive politike të Kosovës që të ratifikojnë marrëveshjen , duke paralajmëruar se shtyrja e ratifikimit është e dëmshme për kredibilitetin e atij vendi në skenën ndërkombëtare.

“Besoj se institucionet e Kosovës kanë kapacitet demokratik që të sjellin vendimet e duhura dhe Mali i Zi në këtë drejtim do të tregojë durimin e duhur.”, tha ndër të tjera Gegaj.

Share Messenger

Më të lexuarat