Reagojnë kirurgët e Maksillës: Përjashtimi i Salihut rrezikon shuarjen e Klinikës

Share Messenger

Mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale kanë reaguar për përjashtimin nga puna të kolegut të tyre Dr. Sami Salihu, një ditë pas raportimit të Gazetës Shneta.

Kirurgët e Klinikës e kanë konsideruar të papranueshme largimin nga puna të profesorit të mjekësisë Sami Salihu, duke thënë se rrezikohet edhe shuarja e klinikës.

“Ne, mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale shprehim shqetësim të thellë lidhur me vendimin për përjashtim nga puna te kolegut tonë , Profesorit të vetëm në Klinikë, me crast vie ne pyetje edhe shuarja e njësisë organizative si KLINIKË e Kirurgjisë Maksillofaciale ne kuadër të SHSKUK-së”, thuhet në reagim.

“Profesor Sami Salihu ka qenë ekspert i dalluar si nga aspekti profesional ashtu edhe akademik. Përjashtimi i tij nga puna len boshllëk në të gjitha aspektet ne Klinikë”, kanë deklaruar mjekët.

Salihu është përjashtuar nga puna me vendim të SHSKUK-së pasi gjatë inspektimeve është gjetur se ai nuk e ka respektuar orarin e punës për një kohë të gjatë.

Share Messenger

Më të lexuarat