Reagimi epik i djalit të Messit kur kuptoi se babai i tij e fitoi ‘Topin e Artë’

Share Messenger

Messi e ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2019, duke shkruar historinë pasi është bërë futbollisti i vetëm që ka rrëmbyer gjashtë herë këtë çmim, duke e lënë prapa Ronaldon me 5

Ashtu siç edhe pritej, Lionel Messi edhe zyrtarisht është fitues i ‘Topit të Artë’ për vitin 2019, çmim ky që dhurohet nga ‘France Football’.

Ai mposhti Virgil van Dijkin, Cristiano Ronaldon e Sadio Manen për ta fituar këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori.

I dyti u rendit Van Dijk, Ronaldo mbeti i treti, kurse Mane i katërti, para Mohamed Salah, që u rendit i pesti.

Sido që të jetë, kur Messi u shpall fitues, Mateo Messi, që sipas Leos ka një karakter të jashtëzakonshëm si fëmijë, festoi si i çmendur për triumfin e babait të tij dhe më së miri e tregojnë pamjet më poshtë.

 

Share Messenger

Më të lexuarat