Reagimi i çuditshëm nga Ramos kur Messi e Ronaldo shtrënguan duart

Share Messenger

Cristiano Ronaldo bëri sonte (e enjte) atë që di të bëjë më së miri.Jo, sulmuesi nuk shënoi hat-trick, nuk zhveshi fanellën e tij apo theu ndonjë rekord.

Në vend të kësaj, Ronaldo bëri atë që di të bëjë më së miri, të fitoj çmime.

Portugezi ishte nderuar me çmimin UEFA Lojtari në Mirë në Evropë gjatë shortit të UEFA Ligës së Kampionëve në Monaco. Por, për të qenë sa më të sinqertë duhet të sqarojmë se nuk kishte kush ta fitonte tjetër duke marrë parasysh sezonin sensacional që sulmuesi kishte te Real Madridi.

32-vjeçari mposhti portierin e Juventusit, Gianluigi Buffonin, dhe rivalin e tij të gjatë, sulmuesin e Barcelonës – Lionel Messin.

Menjëherë pasi mori çmimin, Ronaldo shtrëngoi duart me Buffonin dhe Messin, moment të cilin fotografët e kanë dokumentuar mirë.

Shtrëngimi i duarve ndërmjet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos nuk mori vëmendje aq sa reagimi i mbrojtësit të ‘Los Blancos’, Sergio Rmoas, gjë për të cilin të gjithë janë duke diskutuar.

View image on Twitter

Share Messenger

Më të lexuarat