Rashica me super gol në humbjen e madhe të Werderit kundër Bayern

Share Messenger

Tjetër paraqitje e mirë e Milot Rashicës, tjetër gol në Bundesliga.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës i ka shënuar gol shumë të bukur Bayern Munichut në Bundesliga.

Ai trullosi Boatengun dhe më pas shtangu Manuel Neuerin, por në fund ishte gol vetëm për statistika pasi që Werder Bremen humbi 6-1.

Ai u vlerësua si më i miri në këtë ndeshje për skuadrën e Werder me notën e 7.1 dhe ishte në mesin e më të dalluarve në gjithë takimin.

Philippe Coutinho, që ka shkëlqyer me tre gola, u shpërblye me notën 10.

Share Messenger

Më të lexuarat