Rashica mund të luaj për gjigantin Gjermanë

Share Messenger

Mediumi BVBBuzz, e cila merret me publikimet më të reja të lajmeve rreth skuadrës së Dortmundit, ka treguar tri opsionet e mundshme të kësaj skuadre për ta zëvendësuar Jadon Sanchon.

Sancho pritet të largohet nga skuadra gjermane andaj klubi është duke shikuar për futbollistët që mund të plotsojnë mungesën e tij.

Sipas këtij mediumi njëri nga opsionet për ta zëvndësuar është edhe futbollisti kosovar Milot Rashica, transmeton IndeksOnline.

“Rashica kishte pasur një magji dy vjeçare me skuadrën holandeze, Vitesse. Rashica ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga e gjithë bota, ku përveq Dortmundit për të janë të interesuara edhe klube nga Premier Liga. Rashica do t’i siguronte skuadrës një sulmues të testuar të Bundesligës i cili është i gatshëm të rrezikoj skuadrat më të mira të ligës po ashtu ai e ka bërë zakon të shënoj kundër Bayern Munich. Performancat e tij me Ëerder Bremenin dhe në ndeshjet kundër Bayern Munich janë një shembull i shkëlqyeshëm se çfarë mund t’i sjellë kësaj skuadre” shkruan mediumi gjerman.

Po ashtu ky medium ka shkruar edhe për vlerën e Rashicës në tregun e transferimeve duke thënë se mund të jetë një transferim i mundshëm.

“Vlera e tanishme në treg e Rashicës është 36 milionë euro mirëpo vlera e transferimit të tij mund të shkoj deri në 40 milionë euro nëse ndonjë klub tenton që ta transferojë atë, mirëpo me paratë e fituara nga shitja e Sancho ky transferim do të ishte i mundur”, përfundoi BVBBuzz

Share Messenger

Më të lexuarat