Ramushi e Anita heqin dorë nga nënshtetësia kosovare, ky shtet u ofron pasaporta

22 Shares Share Messenger

Janë dy ndër emrat më të përfolur aktualisht falë pozitave të tyre, Ramush Haradianj si Kryeministër i vendit e bashkëshortja e tij si figurë publike, moderatore shumë e dashur lajmesh.Por, jashtë anës profesionale dhe detyrave që ushtrojnë, dyshja marrin shumë vëmendje si çifti më simpatik në skenën politike falë energjisë pozitive që përçojnë tek audienca në çdo paraqitje të tyre të përbashkët.Ditë më parë bëri bujë mediatike lajmi për refuzimin e vizave për në Amerikë të Kryeminstrit Haradinaj e bashkëshortes së tij e arsyet për këtë nuk u bënë të ditura, shkruan Kosovarja.

Kjo si duket bëri që Haradinaj t’i bëjë ‘sytë katër’ duke tentuar për zgjidhje tjetër, që do i hyn në punë ditëve në vijim, sa që mjaftoi një takim gjoja për bisedime e Ramushi e Anita të pajisen me pasaportën e Shqipërisë e cila do i mundësojë lëvizje të lirshme.
Këtë e konfirmoi vetë Anita, përmes një postimi në Instagram, derisa pak minuta më parë erdhi edhe postimi i Kryeministrit ku shihet në takim me Presidentin e Shqipërisë Ilir Metën./Kosovarja.al

Share Messenger

Më të lexuarat