Ramush Haradinaj vjen me një prognozë për Qeverinë Kurti

Share Messenger

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka komentuar disa nga figurat kryesore politike.Haradinaj ka thënë se Hashim Thaçi ka bërë disa punë të mira për Kosovën siç ishte shpallja e Pavarësisë dhe disa investime në infrastrukturë e në veçanti ndërtimi i “Rrugës së Kombit”.Ai ka thënë se disa nga gabimet e Thaçit janë pranimi i vendosjes së fusnotës së famshme te emri i Kosovës në përfaqësim ndërkombëtarë dhe votimi i Gjykatës Speciale.

Duke folur për figurën e Albin Kurtit, Haradinaj ka thënë se Albini i fushatës me Albinin e vërtet janë dy persona të ndryshëm.“Albin Kurti do të del në qeverisje i dobët. Qeverisja është luftë me zbatimin”.I pari i AAK-së ka thënë se me rezultatin e ngushtë që ka marrë Vetëvendosje ajo duhet të gjej modalitetet me LDK-në për bashkëqeverisje.

Haradinaj ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte një gabim për Kosovën pasi sipas tij ato janë zhvilluar pa probleme dhe janë vlerësuar nga ndërkombëtarët.

Share Messenger

Më të lexuarat