Ramos, Maradones: Je larg lojtarit më të mirë Messi

40 Shares Share Messenger

Diego Armando Maradona tha ditë më parë për Sergio Ramosin se nuk mund të konsiderohet fenomen. Sipas legjendës argjentinase, i tillë është Diego Godin.
Nuk vonoi përgjigjja e kapitenit të Spanjës, i cili ia ktheu me të njëjtën monedhë ish-kampionit të Botës me Argjentinën në vitin 1986.

“E respektoj Maradonën sepse është i madh, por Argjentina e di që Maradona është vite dritë larg numrit 1, që është Leo Messi”, tha mbrojtësi spanjoll.

Në fakt, jo e gjithë Argjentina mendon kështu.

Pak ditë më parë, ish-sulmuesi i njohur Hernan Crespo tha për “La Gazzetta dello Sport” se “Messi nuk e fiton dot i vetëm Botërorin, siç bëri Maradona”.

“Messi nuk është Maradona. Nuk e fiton dot i vetëm Botërorin. Këtë gjë duhet ta kuptojnë të gjithë tifozët dhe shokët e tij të skuadrës. Ai është fenomen nëse e vendos në kushtet e duhura, siç bëjnë te Barcelona. Përndryshe, e ka të vështirë. Messi mund të driblojë një ose dy kundërshtarë. Diego u iku 5 anglezëve. A e kuptoni diferencën”, u shpreh Crespo.

Share Messenger

Më të lexuarat