Rama sërish me atlete (Foto)

Share Messenger

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pavarësisht kritikave dhe komenteve të shumta, nuk heq dorë nga atletet e bardha në takime të rëndësishme.

Ai tërhoqi vëmendjen disa javë më parë, ku në takime të nivelit ndërkombëtar u shfaq me atlete të bardha.

Por kështu ka bërë edhe ditën e sotme, në vilën qeveritare në Durrës, gjatë pritjes së kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Rama u shfaq me kostum ngjyrë të kaltër në gri, por siç prej kohësh ka bërë në takime të nivelit të lartë, kostumin e shoqëroi me atlete sporti.

Ishte kjo mënyra në të cilën ai priti sot Isa Mustafën Kryeministrin e Kosovës, Zoran Zaev i Maqedonisë, atë të Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç, kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, si dhe komisionarin  Johannes Hahn dhe Cyril Muller dhe Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Share Messenger

Më të lexuarat