Rama kundërshton Kurtin: S’di ku i gjetët këto fjalë, s’ka makro e mini-shengen

Share Messenger

Dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama, kanë folur para gazetarëve pas takimit që kanë pasur në Tiranë. Gazetarët kanë pyetur të dy kryeministrat lidhur me shengenin ballkanik.

Kryeministri Albin Kurti, tha se kanë folur pak për këtë, e më tepër për një ‘makro shengen shqiptar’.

“Ky ishte takimi ynë i parë, ka edhe shumë tema që do t’i trajtojmë në të ardhmen dhe mund të them se këtë temë e trajtuam shkurtimisht, meqenëse takimi ynë sot ishte për makro-shengenin shqiptar sesa për mini-shengenin ballkanik”, ka thënë Kurti, përcjell Periskopi.

E në përgjitjen e tij për gazetarët, kryeministri Edi Rama, ka dalë kundër kësaj, duke thënë se nuk ka ‘makro’ e ‘mini’ shengene, por duhet të ketë vec një shengen ballkanik.

“Në këtë pikë kemi një diskutim, edhe pse besoj që makro-shengeni shqiptar është I lidhur ngusht me shengenin rajonal sepse nëse jemi konsistent në vazhdën e procesit të Berlinit dhe nëse jemi të harmonizuar në ndër veprimin tonë, na hapet rruga që është e mbyllur prej të gjitha viteve, numërojeni sit ë doni, për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve”, ka thënë Kurti.

Rama e Kurti kanë folur edhe për mbledhjen e ardhshme të dy qeverive që do mbahet në Shkodër.

“Kemi rënë dakord të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive që do mbahet në Shkodër, sepse e fundit ishte ne Pejë dhe u dakorduam për Shkodër. Na imponohet të bëjmë një mbledhje sa më productive. Do vendosim në funksion një Komision ndërshtetëror për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve. Kemi diskutuar me kryeministrin edhe për procesin e Berlinit dhe vazhdojmë të flasim për të harmonizuar veprimet dhe hapat në funksion të nismës për implementimin e katër lirive themelore të BE-së në rajonin tonë, ku për ne, bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve. Jemi të gatshëm për ta hequr kufirin mes dy shteteve dhe për ta bërë një hapësirë të lëvizjes së lirë, bashkëpunimi e zhvillimi. Jemi qind për qind në mbështetje të Kosovës në gjithë betejën për të cuar përpara procesin e njohjes së plotë dhe afirmimit të plotë si shtet demokratik e sovran në të gjitha instancat”, ka thënë Rama, shkruan Periskopi.

“Jam i gëzuar që ndodhem në Tiranë, edhe një orë bëhet një javë që jam në këtë detyrë, vendi i parë që vizitona ishte Prekazi, i kryekomandantit Adem Jashari. Ju falënderoj për mikpritjen e përzemërt dhe bisedën konstrukive. Unë dua që të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri, cfarë nuk ka pasur asnjëherë mes vendeve tona. Kosova nuk do t’ia dilte as në luftë as në paqe karshi Serbisë, andaj nuk e harrojmë këtë gjë dhe duam që në shekullin 21 të ecim bashkë, shpejt e fuqishëm. Besoj se do ta dëshmojmë që si kryeministra të dy shteteve tona, do ta avancojmë bashkëpunimin”, ka thënë Kurti

Share Messenger

Më të lexuarat