Raca autokotone e qenit ‘Detlar Ilir’ është e mbrojtur me ligj

230 Shares Share Messenger

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se qeni shumë i përfolur në media këto ditë ‘detlar ilir’ është i mbrojtur me ligj.

Në një njoftim me shkrim në faqen e këtij agjencioni, thuhet se vënia në mbrojtje ka ndodhur në vitin 2014, në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe autoktone, transmeton Indeksonline.

Një qen i llojit të tillë u tha së Vuçiq ia dhuroi Putinit, mirëpo, sipas kultivuesit të qenve Saud Kajtazi “Sharrpllaninci” siç quhet në serbisht dhe ‘deltari ilir’ nuk janë të njëjtë.

Qeni që presidenti rus Vladimir Putin e mori si dhuratë nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq dhe ‘deltari ilir’ nuk janë të një race ani se ngjasojnë.

Share Messenger

Më të lexuarat