Qyteti i ëndrrave në Evropë: Qiraja 15 euro, rroga 1200 euro

12 Shares Share Messenger

Vendi i ëndrrave ekziston! Quhet Marinaleda dhe gjithçka është në perfeksion, nisur nga rrogat, interneti pa pagesë dhe shumë gjëra të tjera.

Qyteti i vogël në Andaluzi ka një sipërfaqe prej 25 km katrorë dhe rreth 2700 banorë.

Rrogat mesatare shkojnë në 1200 euro dhe në vendet ku zhvillohen aktivitetet sportive, mund të hysh pa pagesë.
Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse përveç të tjerash tërheq edhe shumë turistë nga bota.

Ndërsa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe e organizojnë vetë jetën – harmoninë, bashkimin, ndihmën e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë, ashtu siç bëjnë bashkëkombësit e tyre.

Qytetarët vendosën që të flakin çdo gjë nga kapitalizmi i egër – në qytet, në vend të reklamave të bankave dhe markave të njohura si Coca Cola – ka art rrugësh në formë të grafiteve dhe muraleve me porosi për përkrahje dhe solidaritet, diçka të ngjashme me grafitet në Kubë dhe Venezuelë.

Rrugët janë emëruar me emra luftëtarësh të njohur për të drejtat e punëtorëve – Frederiko Garsia Lorka dhe Pablo Neruda janë disa prej tyre.

Ndërsa pjesa tjetër e Spanjës lufton kundër oligarkëve lokalë dhe bankave të huaja që kanë gllabëruar vendin, vendimet në këtë qytet merren në mënyrë demokratike, drejtpërdrejt nga qytetarët, në mbledhjet që mbahen pothuajse çdo javë dhe ku marrin pjesë rreth 300-400 njerëz.

Derisa shkalla e papunësisë në Spanjë ka shkuar 27 %, në Marinaleda është arritur punësimi i të gjithëve – të gjithë bëjnë punën që duan dhe marrin rrogë. Rroga mesatare mujore e të punësuarve është 1200 euro/muaj.

Kushdo që dëshiron të ndërtojë shtëpinë e tij mund ta bëjë këtë falas. Materialet dhe punëtorët e kualifikuar janë dhënë nga bashkia e qytetit, dhe lejimi bujar prej 192 metra katrorë do të thotë se shtëpitë janë të bollshme.

Familjet pastaj do të paguajnë vetëm 15 euro në muaj gjatë gjithë jetës së tyre, me marrëveshjen që shtëpia nuk mund të shitet për përfitime private.

 

 

Share Messenger