Qielli Shqiptar mbulohet me avionët e NATO-s, zyrtarizimi i aktivizimit të Bazës së NATO-s në Shqiperi -PAMJET

1705 Shares Share Messenger

Qielli i Tiranës u “pushtua” nga avionët e NATO-s. Siç edhe duket në video ata u ngritën në qiell për disa minuta dhe zhvilluan një koereografi në nder të zyrtarizimit të aktivizimit të e Bazës së Kuçovës.

Qielli i Tiranës u vizitua sot nga avionët e NATO-s të në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë. Shfaqja në ajër filloi rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës, dhe pikërisht në këtë kohë momenti i fluturimit të avionëve u shijua nga të pranishmit në ceremoni por edhe kalimtarët në rrugë. I pranishëm në ceremoninë e sotme ishte edhe komandanti i NATO-s, Gjeneral Tod Wolters, i cili ka ardhur në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën Ajrore të Kuçovës.

Në një konferencë për shtyp, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë të jetë aleate besnike e NATO-s, ndërsa gjenerali tregoi vlerësimin e madh që kishte për kontributin e forcave të armatosura shqiptare në aleancë.

Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

Share Messenger

Më të lexuarat