Punimet për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’ nisin në mars

Share Messenger

Investitori “Contour Global” ka bërë të ditur se tashmë ka siguruar financat për fillimin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të martën, menaxheri i projektit të TC “Kosova e Re” nga “Contour Global”, Bernhard Haider, ka thënë se në muajin shkurt do të bëhet përzgjedhja e konsorciumit, i cili do ta bëjë ndërtimin e këtij projekti. Ai ka thënë se në mars do të fillojnë me përgatitjet për ndërtimin e termocentralit, ku fillimisht do të bëhet pastrimi i ambientit.

“Kjo periudhë do të zgjasë nga 3 deri në 7 maj, varësisht se çka ka pasur në këtë hapësirë”, ka thënë ai.

Në garë për ndërtimin e TC “Kosova e Re” janë CMEC; një konsorcium i përbërë nga ENKA, Mitsubishi Hitachi Power Systems dhe Técnicas Reunidas; një konsorcium i kompanive të General Electric; dhe Hyundai, konsorciumi korean.

Share Messenger

Më të lexuarat