Punë e kryer: Kadri Veseli thotë se është arritur marrëveshja për ta votuar demarkacionin

19 Shares Share Messenger

Kryetari i PDK-së, njëherësh kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka konfirmuar pajtueshmërinë për ta votuar demarkacionin në seancën e së mërkurës.

Ai ka falënderuar partitë e koalicionit si dhe LDK-në e Isa Mustafës për bashkëpunimin, që sipas tij, duhet të përcjellë edhe në proces tjera.

“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit do të mbahet këtë të mërkurë, kur vendin pritet ta vizitojë edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Share Messenger

Më të lexuarat