PSG nuk ndalet, huazon Jese Rodriguez

Share Messenger

Stoke City ka njoftuar nënshkrimin me sulmuesin e PSG-së, Jese Rodriguez, huazim për një sezon.24-vjeçari bëhet transferimi i gjashtë i klubit anglez gjatë kësaj vere, pas ardhjes së Darren Fletcher, Kurt Zouma, Eric Maxim Choupo-Moting, Bruno Martins Indi dhe Josh Tymon.

Drejtuesi ekzekutiv i klubit nga Premier League, Tony Scholes, i tha faqes zyrtare: “Jese ishte në kërkesat tona, por kur PSG e bëri të qartë se do ta lejonte të huazohej, kemi nxituar. Tashmë jemi të kënaqur që ai zgjodhi të bashkohet me ne. Ai nuk ka pasur periudhat më të lumtura në karrierën e tij në Paris, por është ende i ri dhe i uritur për të bërë një përshtypje të madhe në Premier League. Me siguri, ky lojtar do ta shtojë “fuqinë e zjarrit” në dispozicionin tonë”.

Scholes ishte duke folur në lidhje me kohën e keqe të sulmuesit, për kohën e kaluar në “Parc des Princes”, me Jese që ka luajtur vetëm nëntë ndeshje për ekipin e Ligue 1, duke shënuar një gol.

Share Messenger

Më të lexuarat