Pse Vladimir Putin gjatë ecjes nuk e lëvizë krahun e djathtë!

141 Shares Share Messenger

Vladimir Vladimiroviç Putin është presidenti i Rusisë. Ka qenë kryeministër nga viti 1999 deri në vitin 2000. President nga 2000 deri më 2008 dhe përsëri kryeminister nga 2008 deri më 2012. Para se të ngjitej në hierarkinë politike, Putin kishte qenë anëtar dhe shef i shërbimit sekret rus, FSB, organizatës pasardhëse të KGB’së. Këtë pozitë ai e kishte marrë nga Presidenti Boris Yeltsin më 1998 dhe e kishte mbajtur për një vit.

Duke qenë se Putin i ishte nënshtruar edhe personalisht trajnimeve të spiunazhit në KGB, disa prej shprehive ai nuk i ka harruar dhe i kanë mbetur që atëherë.

Një detaj i tillë ka dalë tash, ku thuhet që Putin ndërsa ecën, nuk e lëviz fare krahun e djathtë, por vetëm atë të majtin. Kjo, sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, ka të bëjë me shprehinë që i ka mbetur atij që prej kohës së KGB’së, kur agjentët ishin trajnuar për të mbajtur dorën e djathtë afër brezit, pra afër armës, për të reaguar më shpejtë në rast rreziku.

Putin llogaritet si një prej njerëzve më të fuqishëm në botë. Ai kontrollon gati të gjitha asset e shtetit të tij, qoftë në nivelin publik apo atë privat, përmes rrjetit të zgjeruar të bashkëpunëtorëve.

Share Messenger

Më të lexuarat