Pse të gjithë pinë lëng selinoje?

Share Messenger

Lëngu i selinos mund të jetë një trend i madh këtë vit, duke marrë parasysh faktin se shumë personalitete të famshme dhe sportistë nuk e lëshojnë nga dora.

Sekreti është në përbërësit e tij tejet të shëndetshëm. Siç sqarojnë nutricionistët, lëngu nga selinoja zvogëlon inflamacionet dhe përmirëson shëndetin e zorrëve. Muajve të fundit përdoruesit e “Instagram”-it kanë vërejtur një prani të madhe të lëngut nga selinoja në këtë rrjet social.

Zakonisht këto janë foto të ngrënies së mëngjesit, që përfshijnë edhe një gotë të pirjes së gjelbër. Shumica e quajnë pije superheronjsh për shkak të ndikimit të tij të madh në organizmin e njeriut. Lëngun nga selinoja, sqarojnë ekspertët e ushqimit, më së miri është ta pini në stomakun e zbrazët. “Më së shumti e pëlqej ta filloj ditën me lëng të freskët dhe të ftoftë nga selinoja.

Kjo ndikon kundër inflamacioneve dhe përmirëson shëndetin e zorrëve. Sinqerisht, dukem shumë energjike”, ka shkruar manekinia australiane Miranda Kerr. Selinoja është e pasur me sasi të madhe të fibrave dietale, vitaminat A, C dhe K, kalium dhe mangan. Kjo perime e shëndetshme është burim i shkëlqyeshëm vitaminës B2 dhe B6, acidit pantotentik, kalciumit, magnezit dhe fosforit. Selinoja ka shumë pak kalori, yndyra të ngopura dhe kolesterinë, përcjell tutje “Zëri.info”.

Ekspertët thonë se pirja e lëngut të selinos çdo mëngjes është shpëtues për sëmundjet kronike. Ndihmon ndaj problemeve me tretjen, kapsllëkun, gazrat, fryrjen, acidet në lukth, aknet, problemet me sinuset etj. Në një studim shkencëtarët kanë konstatuar se personat që pinë lëng selinoje tri herë në javë kanë për 76 për qind më pak rrezik nga paraqitja e sëmundjes së Alzhaimerit. Selinoja është burim i shkëlqyeshëm i luteolinës, e cila përmirëson funksionet konjunktive mbron kujtesën.

Image
Vitaminat: A, B6, C, K

Proteinat: 0.8 g

Mineralet: kalcium, magnez, kalium, mangan.

Share Messenger

Më të lexuarat