Pse Amerika e ka rritur presionin ndaj Serbisë

Share Messenger

Plani i Serbisë për të blerë armë nga Rusia dhe përplasjet mes dy figurave më të larta amerikane që kanë mision aktualisht Ballkanin, siç janë Mat Palmer dhe Richard Grenell, janë disa nga arsyet që ShBA kanë rritur presionin ndaj Serbisë, shkruan mediumi serb, Blic, përkthen Periskopi.

Gazeta serbe Blic shkruan se janë tri arsye pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e rrisin presionin ndaj Serbisë.

‘Situata u bë më e komplikuar pas deklaratave të të dërguarit Special për Ballkanin Perëndimor, Matt Palmer”, shkruan ky medium serb.

“Janë shqetësimet për zhvillimin dhe ndikimin në ushtri nga Rusia, lëvizjet e dobëta të Bashkimit Evropian e në veçanti, mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përplasjet mes zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit Mat Palmer dhe përfaqësuesit të Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell – janë arsyet të cilat kanë shtyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rrisin presionin ndaj Serbisë’, shkruan Blic, përkthen në shqip Periskopi.

“Problemi më i madh i Palmer është Grenell. Tanimë është e qartë se mes tyre ka çështje që kontestohen ose se ka dallime mes Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë e që është, njeriu i Donald Trump që quhet Grenell i cili do të jetë më i angazhuar për çështjen e Kosovës’, shkruan Blic duke u thirrur në burime diplomatike në Ëashingtoni.

Ai ka paralajmëruar – gjithnjë sipas këtij mediumi – se presioni ndaj Serbisë do të rritet edhe më shumë.

Po ashtu raportohet se ambasadori Grenell, planifikon ta ftojë presidentin serb Aleksandër Vuçiq që ta ‘dëgjojë me vëmendje’ një fjalim të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, që do ta mbajë këtë janë në Berlin, në një forum që i dedikohet paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kjo gazetë shkruan se Amerika ‘është shqetësuar me planin e Serbisë për të blerë armë nga Rusia’ dhe Palmer është ndër ata që ka shkruar lidhur ‘me shqetësimin amerikan për prezencën ushtarake ruse në Serbi’.

Share Messenger

Më të lexuarat