PSD-ja e Molliqajt publikon Kurtin me gojë të mbyllur: Albin Kurti vagon i Hashim Thaçit

Share Messenger

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas marrëveshjes së nënshkruar sot në Mynih për hekurudhën dhe autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se u realizuar në një terr informativ.

PSD ka shkruar se teksti i marrëveshjes mes dy vendeve të nënshkruara sot nuk dihet, ata kanë akuzuar Kryeministrin Albin Kurti se po fshihet duke u bërë vagon i negociatave të Presidentit Thaçi.

“Në anën tjetër, Kryeministri dhe Qeveria e sapozgjedhur po vazhdojnë me politikë struci. Siç duket halli i tyre nuk është marrëdhënia me Serbinë, por vetëm marrëdhënia me publikun. Prandaj po fshihen. Me këtë çasje, Kryeministri e Qeveria do të mbeten vagon i negociatave të Hashim Thaçit”, thuhet në reagim.

Share Messenger

Më të lexuarat