Pronari i Liverpool sheh vdekjen me sy, avioni i tij del nga pista

Share Messenger

Fluturimet janë anuluar pasi një aeroplan privat doli nga pista në aeroportin e Liverpool, John Lennon.Aeroporti pritet të mbyllet për disa orë dhe është nisur një hetim për atë që ndodhi kur aeroplani zbarkoi rreth orës 06:00 të mëngjesit.Katër persona ishin në aeroplan – por askush nuk u lëndua, ka konfirmuar një zëdhënës i aeroportit për BBC.Një burim në klubin e Liverpoolit konfirmoi se avioni privat po transportonte një nga pronarët e klubit, Mike Gordon.

Gordon ishte bërë gati për një fluturim nga Bedford në Liverpool për të marrë pjesë në një takim të rregullt në klub.“Ai nuk u lëndua, por dëshiron të jap mirënjohjen e tij për stafin në aeroportin e Liverpool, John Lennon dhe shërbimet e urgjencës për punën e tyre të mrekullueshme,” tha burimi.

Share Messenger

Më të lexuarat