Prokuroria po i interviston Dardan Molliqajn, Haki Abazin e Rexhep Hotin pas rrahjes

Share Messenger

Prokuroria Themelore e Prishtinës po interviston ish-deputetin e Kuvendit nga radhët e PSD’së, Dardan Molliqaj dhe kandidatin e ri për deputet nga radhët e VV’së, Haki Abazi pas rrahjes së brendshme.

Rrahja e brendshme mes vete dje pas një debati mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit ka shtyrë Prokurorin që t’i interviston të dy personat e përfshirë në këtë rast.

Për intervistim është ftuar edhe Rexhep Hoti nga PDK, pasi ai po thuhet se ishte dëshmitar i rastit dhe ka parë të gjithë ngjarjen.

Lajmin për intervistimi ne tyre ka konfirmuar edhe Kryeprokurori Kujtim Munishi, duke thënë se tashmë Prokuroria ka filluar hetimet ndaj këtij rasti

Kujtojmë se debati i mbrëmshëm mes Molliqajt dhe Abazit kishte kaluar në tensione të ashpra, akuza dhe fyerje të rënda ka pasur në drejtim të njëri tjetrit, madje ata i ka përmendur edhe anëtaret e familjes së njëri tjetrit.

Share Messenger

Më të lexuarat