Projektet dhe idetë qeverisëse të Zafir Berishes, u mbështetën edhe në lagjet Arbana dhe Jeta e Re!

Share Messenger

Rrjedha e fushates elektorale të kryetarit Zafir Berisha dhe ekipit të NISMA-s në Prizren, po vazhdon sipas dinamikes së duhur. Lagja Arbana dhe Jeta e Re, ishin takimet e radhes me qytetar, ku masoviteti i të pranishmëve, dëshmoi se NISMA dhe kandidati për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha është oferta më e mirë.

Kjo konsiderohet domosdoshmëri për qeverisjen e qytetit të Prizrenit, ngase kjo ka ardhë si rrjedhojë e krimit, korrupcionit dhe degradimit të skajshëm të çdo vlere, që i është bërë këtij qyteti nga qeverisjet e deritanishme.

Kandidati për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha para të pranishmëve në këto dy lagje tha se me vite të tëra, kemi qenë zëri i vetëm opozitar në Prizren, duke reaguar për çështje të ndryshme, por në të njejtën kohë kemi punuar edhe në hartimin e platformes programore për një qeverisje ndryshe në Prizren.

Hallet dhe nevojat e lagjes Arbana dhe Jeta e Re i njohim shumë mirë tha Zafir Berisha, nevoja këto esenciale për një jetë normale, prandaj ju garantojë se NISMA ka projekte konkrete për këto lagje dhe sidomos lagja Arbana do të jetë perla e qytetit të Prizrenit, sepse të gjithë qytetarët e Kosoves dhe më gjërë, që vijnë në qytetin e kultures dhe historisë, kalojnë përmes kësaj lagje. Prandaj zotohem se komplet programin qeverisës të NISMA-s në Prizren, program ky nxjerrë nga identifikimi i i nevojave të përgjithshme në fshatra e lagje të Prizrenit do ta realizojmë në tërësi, duke i dhënë kështu trajtimin e duhur, rregullim urban dhe infrastrukturë moderne, tha ndër tjerash kryetari Berisha.

Prezent në këtë takim ishte edhe sekretari i përgjithshëm, njëherit deputet dhe shef i grupit parlamentar të NISMA për Kosoven, z. Bilall Sherifi, i cili potencoi se Zafir Berisha është më i arsyeshmi dhe më meritori për të qenë kryetar i Prizrenit, sepse që katër vjet e ka denoncuar krimin dhe korrupcionin në Prizren dhe që kater vjet ka punuar në hartimin e planeve dhe strategjive për të qeverisur me qytetin e Prizrenit, e jo si kandidatët e partive tjera që janë kandiduar në minutat e fundit për kryetar Prizreni.

Mirëpo, a është posti i kryetarit për t’i kënaqur ambicjet e individëve të partive politike, apo është funksion për të ti shebyer qytetarëve, potencoi Bilall Sherifi. Të pranishimit në këto tubime me nga një fjalë rasti i përshëndetën edhe deputetja e kuvendit të Kosoves, Albulena Balaj-Halimaj, kandidatët për kuvend komunal, Sadije Krasniqi dhe Flamur Zogaj, të cilët thanë se shtëpia politike NISMA për Kosoven me udhëheqësit e saj qendror dhe lokal, janë alternativa e vetme dhe e duhur në Kosovë.

Share Messenger

Më të lexuarat