Profesori amerikan: Mos e manipulo popullin me vizat

Share Messenger

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar mbi dhjetëra herë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, ani pse liberalizimi nuk ndodhi kurrë, shkruan Gazeta Metro.

Urimet dhe premtimet boshe të Haradinajt për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian, i ka penguar edhe profesorit të njohur amerikan, Alon Ben Meir.

Alon Ben Meir përmes një postimi në Twitter i ka bërë thirrje që mos t’i manipulojë kosovarët, por të punojë në këtë drejtim.

“Përkundet deklarimeve të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj po vazhdon të insistojë se heqja e vizave do të ndodhë shumë shpejtë. Mos i manipulo njerëzit e tu zoti Haradinaj; puno që ta bindësh BE-së që shtetit tënd t’ia heq vizat”, ka shkrujatur Ben Meir.

Kujtojmë se Haradinaj premtimin e fundit për liberalizimin e vizave e dha për Krishtlindje, por ditë më parë tha se mund të shtyhet për një datë tjetër kjo.

Share Messenger

Më të lexuarat