Producenti i “O Sa Mirë”: Jam i shokuar

15 Shares Share Messenger

Vdekja e tij e tronditi gjithë Kosovën. Art Kurti u gjet sot pa shenja jete në një veturë në rrugën Gjakovë – Goden. Për një kohë ai u morr edhe me aktrim, në publik njihej edhe si “Gjakovari” për rolin e tij në serialin vendon “O Sa Mirë”, shkruan Gazeta Express.
Arti, u bë i njohur në serialin “O Sa Mirë”. Ai luajti në serial pothuajse për një sezonë ku u bë shumë i dashur për publikun shqiptar.

Express ka kontaktuar me producentin e “O Sa Mirë”, Fisnik Vejsa i cili Artin e përshkruan si djalë të mirë, të gëzueshëm. Vejsa ndihet i shokuar me lajmin për vdekjen e Artit.

“Djalë i mirë, i urtë, familjar… U kan shumë i shyrtehshëm, i gëzushëm, i hareshëm”, thotë Vejsa për Kurtin, në një prononcim dhënë Gazetës Express.

Art Kurti së fundmi ishte angazhuar edhe si kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Mas neve i është bashkangjit jetës politike, kohë pas kohe kemi kontaktu kemi qenë në kontakt”, shtoi Vejsa.

Më tej, Vejsa tha se është i shokuar me vdekjen tragjike të të riut.

“Lajmin e morra vesh prej portaleve, prej mediave. Jam i shiokuar”, përfundoi ai.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet se ai bëri vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë.

Share Messenger

Më të lexuarat