Prindërit e Astrit Deharit në Prokurori për ta marrë raportin për vdekjen e të birit

Share Messenger

Familjarët e Astrit Deharit, ish-aktivistit të Vetëvendosjes, në këto momente janë në takim me prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prizren, ku kanë shkuar për të kërkuar raportin e ekspertizës që një ditë më parë erdhi nga Zvicra.

Një ditë më parë Express ka raportuar se familja Dehari, përmes avokatit Tomë Gashi, ka kërkuar që t’i përcillet ekspertiza përmes një shkrese dërguar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi e Prokurorisë në Prizren.

Sot ndërkaq ata kanë shkuar për të kërkuar kopjen e raportit.

Se ekspertiza është kryer ka lajmëruar përmes një konference për media kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala.

Share Messenger

Më të lexuarat