Prezantohet seria e aeroplanit të parë elektrik në botë

Share Messenger

Aeroplanët e parë elektrik të garave në botë ishin pjesë e garës më të madhe të aviacionit në Lindjen e Mesme, në Dubai.

Këtë seri aeroplanësh e lansoi kompania ajrore, Airbus në partneritet me garën Air Race E, gjithashtu në Dubai, shkruan rtv21.tv.

Sipas përgjegjësit të Air Race, Jeff Zaltman, njëherësh themelues i saj, aeroplani i parë elektrik në botë është i dizajnuar në atë mënyrë që të fluturojë me shpejtësi deri në 450 km në orë.

Aeroplanët e kësaj serie fuqizohen me bateri litiumi me peshë deri në 100 kg, ndërkaq ato sigurojnë energji për garë deri në pesë minuta.

Airbus ka lansuar tetë aeroplanë të tillë, të cilët janë të dizjanuar që të fluturojnë vetëm dhjetë metra mbi tokë.

Zaltman shpreson se kjo teknologji e lansuar në garën e aeroplanëve në Dubai, do të zgjerohet në tërë industrinë e aviacionit, me theks të veçantë, edhe për ndërtimin e aeroplanëve elektrik komercial, për pasagjerë.

Gara vjetore Dubai Airshow, vazhdon të tërheqë kompani të njohura të aeroplanëve komercial dhe atyre ushtarak nga e mbarë bota, e po ashtu prodhues të vegjël, konkurrentë për biznese në Lindjen e Mesme.

Tani për tani, Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur praninë me më së shumti prezantime, me rreth 140 ekspozues.

The Dubai Airshow do të përmbyllet këtë të enjte me 21 nëntor.

Share Messenger

Më të lexuarat