Prezantohet iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, këto do të jenë ngjyrat e modeleve të reja (FOTO)

0 Shares Share Messenger

Gjiganti amerikan, Apple, në një konferencë të sotme, ka prezantuar pajisjet e reja të telefonave mobilë, që quhen iPhone 8 dhe lloji tjetër iPhone 8 Plus

Phil Schiller nga kompania prezantoi para publikut botëror risitë e shumëpritura të Apple në telefonat e ri. Siç tha ai, kompania tashmë është në gjendje të prodhojë shumë më shumë teknologji të re, që do t’i japin një tjetër dimension tregut gjigant të telefonave të mençur.

iPhone 8 duket si paraardhësi i tij, 7, por është i tëri i veshur me material prej xhami dhe vjen në tri ngjyra: të argjendtë, të hirtë dhe rozë e artë. Risia më e madhe është se prej tani, telefonin mund ta rimbushni me rrymë pa tela, pasi kjo gjeneratë e iPhonëve përkrah rimbushjen wireless.

Apple ka prezantuar iPhone 8, i cili për nga masa ngjason me iPhone 7.

Telefoni i ri ka shumë opsione të reja, përfshirë edhe kamerë më të mirë dhe procesor më të shpejtë.

Tetëshi i shumëpritur ka ekran retina prej 4,7 inç, ndërsa në ofertë do të jetë edhe iPhone 8 Plus me 5,5 inç.

Sikur edhe te gjeneratat e kaluara, iPhone 8 ka një kamerë, derisa ai më i madh ka sistem dual të kamerës.

Të dy pajisjet do të jenë të pranishme nga data 22 shtator dhe do të kenë ngjyrat silver, space grey dhe pink-gold.

Çmimi i tij do të fillojë me 700 dollarë për modelin me 64 GB, kurse iPhone 8 Plus do të fillojë me 800 dollarë. Në këtë konferencë është prezantuar edhe iPhone X, që sipas Tim Cook, drejtorit të Apple, është modeli që do të përcaktojë rrugëtimin e teknologjisë për dekadën e ardhshme.

Ngjarjen e Apple ku po prezantohen telefonat e ri mund ta ndiqni live KËTU.

Share Messenger