Prezantohet Coutinho, nuk e ka ndërmend të kthehet më te Barcelona

Share Messenger

Tashmë është zyrtare. Philippe Coutinho është prezantuar te Bayern Munich.

Coutinho është transferuar te Bayerni në formë huazimi me të drejtë blerje në qershor të vitit 2020 për 120 milionë euro.

Lojtari është shumë i lumtur për aventurën e re dhe shpreson që Bayerni ta blejë vitin e ardhshëm, pasi nuk e ka ndërmend të kthehet më në “Camp Nou”.
“Trajneri do të vendosë se ku të luaj, por pozicioni im favorit është 10-sh. Besimi që është treguar është shumë e rëndësishme për mua, dhe shpresoj që të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe të fitoj shumë tituj”, u shpreh Coutinho.

“I gjithë klubi kanë treguar se me të vërtete më duan dhe mezi pres të nisë gjithçka, të luaj për këtë klub të madh”.

“Jam ambicioz, dua të fitoj tituj. Thiago, Rafinha, dhe Lucio më kanë folur shumë për FC Bayern, ata më kanë treguar vetëm gjëra pozitive”.

Share Messenger

Më të lexuarat