Presidenca konfirmon emërimin e Shpend Maxhunit në krye të AKI-së

Share Messenger

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)

Thaçi dhe Haradinaj, kanë marrë vendim që Shpend Maxhuni të emërohet drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, sot kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Duke u bazuar në Nenin 84 (21), në Nenin 94 (8) dhe Nenin 129 (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, morën vendim për emërimin e z. Shpend Maxhuni, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Share Messenger

Më të lexuarat