Prekëse: Ariani ishte djali i ‘hasretit’ i Nexhat Dacit. Poetja rrëqeth me kujtimin e saj!

Share Messenger

Pas humbjes së jetës së Arian Dacit, e ka kujtuar edhe poetja, Naime Beqiraj.

Ajo ka theksuar se Ariani ishte djali i vetëm i Familjes Daci, derisa e ka kujtuar edhe kohën kur kishte banuar në shtëpinë e babit të Arianit, Nexhat Dacit.

Shënimi i plotë:

I qetë, i edukuar, djalë hasreti të cilit as zëri nuk i ndihej në shtêpinë e madhe katërkatëshe në Velani.

Arian Daci ishte vetëm 11 vjeç kur prindët e tij Akad. Nexhat Daci dhe zonja Zinete Daci më kishin zgjedhur (me propozim të Bekim Lumit) të banoja në shtëpinë e tyre. Ishte viti 1990 dhe kur i larguan studentët nga konviktet dhe qytetarët e Prishtinës i kishin hapur dyert e zemrat për ne.

Familje për lakmi, mikpritëse sa ndjehesha si pjesë e tyre; vajza që mësonin me zell Edi Daci-Prapashtica dhe Majlinda, plot hir e dituri e plot ambicje.

Ariani, më i vogli të cilin e quaja ‘zotëriu i vogël’ ishte aq modest e aq urtak sa më lart na dëgjohej zëri i ne të rriturve se sa i Arianit 11 vjeç.

Sa herë e pyesja diçka për shkollê, gjithmonë përgjigjjen e shoqëronte me një buzëqeshje që i mbetej gjatë në fytyrë.

I tillë do të mbetesh nê kujtesë Arian. Bjeshkën e deshte dhe i dhe frymën tënde të fundit, buzëqeshjen, shpirtin rinor.

Të fortë e le pas dhimbjen

E paç të përjetshme paqen💐

Share Messenger

Më të lexuarat