Prej 2.3 miliardë, votohet Buxheti i Kosovës për vitin 2019 – Më i larti që ka pasur ndonjëherë Kosova

29 Shares Share Messenger

Pas një seance maratonike, e cila filloi 11 në mëngjes, është votuar projektligji për buxhetin e vitit 2019.

Pas diskutimesh ndërmjet deputetëve, kjo pikë e rendit ditës që ishte e shtata me radhë u votua me 64 vota pro.Ky buxhet që arrinë vlerën prej 2.3 miliardë euro është buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Deputetët e Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë qenë kundër dhe se janë deklaruar që në fillim se nuk do ta votojnë.

Ndërsa, deputetët e PSD-së e kanë votuar këtë buxhet pasi kërkesa e tyre për shkarkimin e Ministrit serb, Nenad Rikalo është realizuar, ku sot Kryeministri Haradinaj e ka liruar nga pozita e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Share Messenger

Më të lexuarat