Policia tregon detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë

Share Messenger

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 21:00 në lagjen ‘Arbëria” në Prishtinë disa policisë civil kanë ndjekur një grup të dyshuarve për veprat penale meqë rast ka arrestuar dy persona, shkruan “Zëri.info”.

Lajmin për “Zëri.info” e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se ky rast ka ardhur pas që disa persona kanë shpërfillur urdhrin për ndalje të policisë së Kosovës.

“Ne kuadër te masave taktiko-operative që policia e rajonit të Prishtines po ndermerr per kapjen e te dyshuarve te implikuar ne veprat penale si dhe goditjen e grupeve kriminale brenda rajonit te Prishtines sot rreth ores 21:00 perderisa policet ne rroba civile kane provuar te ndalojne nje veture te dyshuar me tre persona ne lagjen “Arberia” ne Prishtine, te njejtit kane shperfillur urdherat e policise per tu ndalur, duke filluar ta godasin ne vazhdimesi me veturen e tyre veturen e policise ne levizje dhe nje nga ta I ka drejtuar armen policeve te cilet ne ate moment duke vleresuar rrezikun e drejteperdrejt per jeten e tyre kane perdorur armen per te neutralizuar veprimet e rrezikshme te te dyshuarve qe ate moment kane mund te jene fatale per jeten e policeve”, ka thënë ai.

Sipas Borovcit, se pas shkëmbimit të zjarrit, policia ka filluar ndjekjen e të dyshuarve ku edhe është arrestuar dy persona.

“Nderkohe qe ka vazhduar ndjekja dhe eshte shtuar mbeshtetja policore eshte bere i mundur ndalimi I detyruar I vetures se dyshuar ne lagjen “Perroi I Njelmet” ne Prishtine si dhe kapja dhe arrestimi I dy te dyshuarve te ketij rasti. I dyshuari I trete ka arritur te ike nga vendi I ngjarjes dhe aktualisht eshte ne arrati, porse I njejti eshte I identifikuar dhe eshte ne kerkim policor. Ky I dyshuar I njohur per policine ka qene edhe me heret ne kerkim policor per raste te grabitjes dhe plagosjes te ndodhura kohe me pare. Ne veturen e dyshuar policia ka gjetur dhe sekuestruar Nje revole te kalibrit 7.65 mm me 6 fishek Nje shufer metalike, Nje sasi substance qe dyshohet te jete marihuane, si dhe Disa telefona celular Oficeret policor kane marre lendime trupore pergjate ndjekjes nga goditja e veturave, perderisa deri me tani nuk raportohet per te lenduar nga arma e zjarrit. Operacioni per lokalizimin e vendndodhjes se te dyshuarit te trete eshte duke vazhduar perderisa te arrestuarit konform rekomandimit te prokurorit te shtetit do te procedohen metej ne procedure hetimore”, ka thënë tutje ai.

Share Messenger

Më të lexuarat