Policia me plan operativ për mbarëvajtjen e ndeshjes Kosovë-Angli, këto janë masat që janë marrë

Share Messenger

Policia e Kosovës, me rastin e zhvillimit të ndeshjes nderkombetare në futboll ku do të takohen Kombëtarja e Kosovës dhe Anglisë, permes një urdhëri operativ ka percaktuar planifikimet operacionale policore për mbarëvajtjen e kesaj ndeshje në aspektin e sigurisë.

Qëllimi i operacionit policor është; Krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët, mbrojtja e jetës dhe pronës publike dhe private, ndermarrja e masave ligjore ndaj çdo veprimi të kunderligjshëm, kontrollimi i turmave pjesëmarrëse dhe menaxhimi i trafikut në veqanti në ato lokacione ku ka frekuentim më të theksuar të automjeteve dhe qytetarëve, etj.

Sipas planifikimeve, sot nga ora 07:00 është ndërprer qarkullimi i veturave në drejtim të Stadiumit, pra në këtë zonë nuk lejohet asnjë veturë të gjendet e parkuar për shkaqe të sigurisë.

Share Messenger

Më të lexuarat