Policia e Kosovës nuk e lë Crvena Zvezdën të futet në Kosovë

Share Messenger

Crvena Zvezda ka mbërri në kufirin e Jarinjës, ku është ndalur nga njësia speciale e Policisë së Kosovës, ROSU. Me këtë rast, klubit serb nuk i është lejuar futja në territorin e Kosovës, ku planifikonte ta zhvillonte ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe

Kontingjenti i ekipit serb, Crvena Zvezda ka mbërri në pikën kufitare të Jarinjës, përmes të cilit pretendonte të futej në territorin e Republikës së Kosovës për ta zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ROSU nuk e ka lejuar klubin serb të futet në territorin e Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Paraprakisht, edhe tifozët serbë të Zvezdës kanë mbërri në kufi, por as ata nuk janë lejuar të futeshin në territorin e Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës dje i kishte bërë thirrje Policisë së Kosovës ta ndalonte ekipin serb ta zhvillojë këtë ndeshje, të cilën e konsideron si ilegale.

Share Messenger

Më të lexuarat